Mode

Moti me shi dhe diell, cilat modele këpucësh duhen në këto ditë

Nuk ka rëndësi sa e mrekullueshme është veshja juaj, kurrë nuk duhet ta nënvlerësoni rëndësinë e këpucëve pasi përzgjedhja e duhur rregullon paraqitjen. Por si do ishte zgjedhja juaj në këtë kohë që duket sikur nuk është shumë në favorin e atyre që ndjekin tendencat e stinës.

Sidoqoftë mos u shqetësoni. Revista Vogue ka publikuar disa foto të modeleve të ndryshme, të cilat janë të përshtatshme edhe për kohën në të cilën po kalojmë tani. Koha e çizmeve ka kaluar dhe tani është trendi i këpucëve që lejojnë këmbët tona të marrin ajër.

Ngjyrat më të përdorura dhe në pasarelat e fundit ishin e bardha e zeza e kuqja, grija metalizato dhe ngjyrat e tokës. Këto të fundit nuk mungojnë asnjëherë pasi janë shumë të lehta për tu kombinuar. Risi ishin ngjyrat pastel për pranverë verë 2019 duke filluar nga bojëqiellja, roza, e verdha lejlaja.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë