Moti

Moti i paqëndrueshëm me vranësira dhe reshje shiu

Europa perëndimore po ndikohet nga hyrja e rrymave ajrore nga Atlantiku të cilat do të sjellin reshje shiu gjatë kësaj jave në territorin e Shqipërisë në fundjavë.

Ditën e martë moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura, reshje shiu dhe rrebeshe kryesisht në zonën perëndimore. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 10 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       6/15°C

Zona e ulët         12/21°C

Zona bregdetare 14/22°C

E Mërkurë, data 16 Nëntor 2022

Moti do të jetë me vranësira të dendura dhe reshje me stuhi në zonën e Shkodrës dhe perëndim. Era do të jetë me drejtim Jug-perëndim me shpejtësi 15-20 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 5-6 me lartësi vale 1,5 deri në 2,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore       5/14°C

Zona e ulët         10/20°C

Zona bregdetare 12/19°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë