Nga Gazeta ‘Si’- Edhe të dielën, vendi ynë do të mbizotërohet nga moti i kthjellët dhe relativisht i ftohtë, si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore që kanë depërtuar drejt Ballkanit.
Përjashtim bëjnë zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore të cilat përvec kthjellimeve do të kenë herë pas – here vranësira të shpeshta megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopise deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Fierit.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi Verilindor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



