Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave të ulëta moti do të jetë i kthjellët, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare do të mbizotërohen zonat malore. Parashikohet që orët e pasdites të sjellin kalime vranësirash të lehta nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të theksuara do të jenë përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë sërish rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 3°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Fier dhe Vlorë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 28 km/h nga drejtimi kryesisht Veriperëndimor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të papërfillshëm.
Dita e sotme do të jetë dita e fundit me diell, pasi vonë në mbrëmje dhe gjatë ditës së nesërme, por edhe gjatë ditëve në vijim do të kemi shtim të vranësirave dhe mot të paqëndrueshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.