Nga Gazeta Si- Moti i keq që ka përfshirë vendin gjatë ditës së diel me shi e reshje dëbore ka bërë që të pezullohet mësimi në 77 shkolla në disa zona të vendit deri në një njoftim të dytë.
Ministria e Arsimit dhe Sportit informon se, për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve te autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore, sot, më datë 13 janar 2025, pezullohet përkohësisht procesi mësimor në 77 shkolla qendër dhe shkollat e tyre vartëse, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e procesit mësimor.
“Problematike paraqitet situata në disa shkolla në zonat e Bulqizës, Matit, Dibrës, Krujës, Hasit, Kukësit, Mirditës, Kurbinit, Pukës, etj. Procesi mësimor në këto shkolla pezullohet deri në një njoftim të dytë dhe do zëvendësohet në javët në vijim. Ky vendim është marrë për të garantuar sigurinë e nxënësve, mësuesve dhe personelit arsimor në zonat më të prekura nga moti i keq”, shkruan Ministria e Arsimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.