Ngjarje

Moti i keq, lumi Vjosa del nga shtrati. Probleme në zonat e thella

Situata nga reshjet e shiut ka sjellë përmbytje në qytete dhe fshatra të Shqipërisë. Shirat me intensitet të lartë të dy ditëve të fundit kanë bërë që prurjet e lumit Vjosa të jenë të mëdha.

Për pasojë lumi Vjosa ka dalë nga shtrati, pranë urës së Milofit, aty ku ndodhet edhe tregu i gjësë së gjallë dhe fruta-perimeve, i cili është përmbytur si pasojë e vërshimit të ujit.
Nga mbrëmja e djeshme e deri tani, niveli është rritur me 2.5 m, por meqë reshjet janë në rënie, nuk ka rrezik për banesat.

Po ashtu, në Vlorë, fshati Delisuf në njësinë administrative të Novoselës është përmbytur nga deti. Mësohet se uji ka përmbytur edhe tokat e fshatit.
Deti i trazuar dhe me dallgë që shkojnë deri në 8 ballë po krijon shumë probleme në këtë zonë.

Edhe në Bulqizë moti i keq ka shkaktuar probleme. Reshjet e dendura të shoqëruara me erë të fortë gjatë natës kanë bërë që të ndërpritet energjia elektrike në disa fshatra.
Në njësinë Zerqan, Fushë-Bulqizë dhe Gjoricë, janë dëmtuar linjat e tensionit.
Ndërkohë po punohet për riparimin e linjës ku pritet të rikthehet energjia.
Situata e rënduar e motit, me reshje të dendura shiu, erë të fortë dhe shtrëngatë ka krijuar vështirësi në kalim edhe në disa akse rrugore në vend.
Sipas informacioneve të Autoritetit Rrugor Shqiptar ka pasur rënie gurësh dhe dherash në rrugë, pemë të rrëzuara si dhe mbetje të tjera, të cilat kanë krijuar vështirësi në rrugë.
Siç njofton ARRSH, në Veri është ndërhyrë në të gjithë segmentet rrugore. Me problematike është paraqitur situata në aksin Bajram Curri –Valbonë, ku ka pasur rënie masive gurësh dhe dherash. Rënie gurësh ka pasur edhe në segmentet Hani i Hotit – Tamarë, Mjedë –Pukë, Fushë Arrëz –Kukës. Ndërhyrja e menjëhershme ka bërë që situata të normalizohet dhe aktualisht nuk ka probleme. Kalueshmëria është normale në të gjitha akset e rajonit.
Ndërsa në Jug, ka pasur rënie të mëdha gurësh dhe inertesh në akset Ura e Leklit - Këlcyrë dhe Berat – Çorovodë, si dhe në vendin e quajtur Shkalla e Zezë në aksin Gjitokastër – Tepelenë.
Ndërsa në akset Tepelenë-Dukaj dhe Këlcyrë – Përmet ka pasur rënie pemësh.
Ndërkohë në Vuno gjatë natës, është rrëzuar një mur i vjetër i një shtëpie dhe gurët kanë bllokuan një korsi të rrugës. Është ndërhyrë dhe situata është normalizuar shpejt.

https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=897823710612239&id=448230332238248&__xts__[0]=68.ARBveait6FN3NZpPQA67q6FvGpFkuiNWSgkt5F7SsmpC_Qkde5Y1JEA0SShLRYn5y54OFXmDpzLcU1fgjXPhp-yovb5rpluheIAevRPcZKyv98iandbxJ1-CFaLfeuH_j1vlfmqEzxx67jncZ_f8spY4zO7r3ZxtSpz34uJIH2dWVFJ-vHYs2-mvpvDSIVTr0E8e6HixbBKMjCUEI-Yh1aa7S8oQVJ9zJFXFCChfYgRovI5t4foO19up12dCcaLEoK4tItOZj4lK8ngYi8Wqfm9xV4MzXWYN8bmhIuRKnuww-POpHLWUmdcHM-yIc-PUs991tr6Bf8XGQ0-1GW0aiHeUtkqEf7cYtaWEsNASqdTgUoz6vKrP1Iq8USyx3tm-RP3qUzFlIDI-TKgEzMs1KhbPBubcYDfB5Trq4LopV3pnArdITJlchBaTvqfYmsr8X6dAQAYruEF4j-w2vIs&__tn__=-R

Dje nga reshjet intensive u pezulluan edhe lundrimet.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë