Ka ndodhur

Moti i keq, ndryshime dhe anulime të lundrimeve nga Porti i Durrësit

Për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, porti i Barit do të mbyllet përkohësisht të paktën për ditën e martë 22 shkurt 2022.

Për rrjedhojë, pezullimi do të reflektohet edhe në ndryshime apo anulime të përkohshme të lundrimeve të planfikuara nga Porti i Durrësit.

Po ashtu, të gjithë udhëtarët që kanë rezervuar lundrimin e tyre mbrëmjen e sotme (e hënë 22 shkurt) nga Porti i Durrësit drejt Portit të Barit, me tragetin “AF MARINA” dhe “RIGEL VII”, për shkak të situatës së motit, i cili pritet të përfshijë rajonin e Adriatikut, nisja sotme do të bëhet në orën 19:00 dhe jo në orën 22:00 sipas parashikimit.

Autoritetet portuale kërkojnë mirëkuptimin e udhëtarëve, të cilët duhet të paraqiten më herët në Portin e Durrësit për të kryer në kohë procedurat e imbarkimit.

Përkatësisht, imbarikimi do të fillojë në orën 16:00 për kamionët dhe në orën 17:00 për pasagjerët, njofton autoriteti portual i Durrësit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë