Ngjarje

Moti i keq/ Ndalohet deri në 22 nëntor dalja e mjeteve të vogla në det, dallgët mbi 3 metra

Në Sarandë, Durrës e Vlorë është ndaluar dalja në det e mjeteve lundruese të vogla të paktën deri në 22 nëntor.
Drejtoria e Përgjithshme Detare ju njofton se si rezultat i erave te forta me drejtimim JUG-JUGLINDJE në daten 19-22 Nëntor 2022 moti do jetë i përkeqësuar. Zonat bregdetare do të përfshihen nga era me forcë 5-8 Bft me shpejtësi 15-20 m/s, lartësi dallge 1.80-3.50 m🌊.
“Kërkojmë bashkëpunimin e gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë që të marrin të gjitha masat e nevojshme për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit. Përmirësimi i situatës meteorologjike do të jetë pas orës 10:00 të datës 22 Nëntor 2022”, thuhet në njoftimin e Drejtorisë së Përgjithshme Detare.
Si rrjedhim i motit të keq, është ndaluar dhënia e lejes së nisjes për të gjitha mjetet e vogla lundruese. Ndërsa, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë