Ngjarje

Moti i keq, ndalohet dalja në detin e Vlorës për peshkatarët dhe mjetet e vogla të lundrimit deri të shtunën

Mjetet e vogla të lundrimit dhe anijet e peshkimit nuk do të lundrojnë në ujërat e qytetit të Vlorës deri më datë 17 dhjetor, për shkak të kushteve atmosferike në vend.

Ndërkohë, lëvizja e anijeve të transportit ndërkombëtar detar, do të vazhdojnë të operojnë normalisht.

Në qytetin e Durrësit, autoritetet portuale kanë lajmëruar po ashtu për një përkeqësim të motit deri në pasditen e 17 dhjetorit dhe ka kërkuar marrjen e masave të nevojshme nga drejtuesit e mjeteve lundruese për të qenë të sigurt dhe parandaluar çdo rrezik të mundshëm për shkak të kushteve të përkeqësuara të motit.

Sipas njoftimeve, moti pritet të optimizohet rreth orës 16:00 të shtunës së 17 dhjetorit, kur lundruesit dhe peshkatarët mund të rikthehen normalisht në aktivitetet e tyre.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë