Ngjarje

Moti është çmendur/ Ski në gusht në Kaliforni, ndërsa Hauai po digjet  

Nuk është gjë tjetër veçse çmenduria e klimës: ndërsa flakët po përgatiteshin të gllabëronin Hauain e mbushur me turistë, pak a shumë në të njëjtën gjerësi gjeografike, deri të dielën e kaluar ishte ende e mundur të bëje ski në malet e Sierra Nevada të Kalifornisë, ku bora që binte ishte e bollshme.

Dimri zgjati më shumë nga sa mund të kishte shpresuar dikush, duke dhuruar sezonin e dytë më të gjatë të skive ndonjëherë: 275 ditë.

“Pas kaq shumë vitesh thatësire, reshjet e borës së këtij dimri në Kaliforni ishin të çmendura, një sulm biblik i lumenjve atmosferikë që thithin Oqeanin Paqësor, duke derdhur vëllime të mëdha uji mijëra milje nëpër qiellin e ftohtë dhe duke trashur borën në Sierra Nevada të Kalifornisë më shumë se tre herë nga nivelet mesatare në disa zona. Ajo ka shkatërruar shtëpi, ka bllokuar rrugë dhe fshatra të vegjël. Disa vendpushime skijimi u detyruan të mbylleshin sepse kishte shumë borë”, kujton Daniel Duane, shkrimtar, surfist dhe adhurues i malit në Neë York Times.

Dy nga vendpushimet më të mëdha të skive të Liqenit Tahoe ishin në gadishmëri të plotë në korrik, një kohë e vitit kur malet zakonisht ishin të mbuluara me lule.

Një fenomen shqetësues, çorientues dhe vetëm në pak raste i vlerësuar: si kur jep mundësinë e skijimit në ditët e vapës. Për pjesën tjetër është shkatërrim dhe vdekje: numri i të vdekurve nga zjarret në Hauai është rritur në të paktën 55.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë