Këtë të diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte relativisht të paqëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet me kthjellime dhe vranësira mesatare, të cilat vijnë në shtim deri në të dendura.
Priten reshje shiu të dobëta deri lokalisht mesatare në qarkun Shkodër dhe të dobëta deri lokalisht të dobëta në të gjithë qarqet e tjera. Mjegulla e dendur do të bëhet prezente në lugina veçanërisht në orët e para të mëngjesit.
Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim me shpejtësi 1-10 m/s. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore të vendit era do ketë rrahje dhe relativisht intensive dhe shpejtësi të cilat arrijnë deri në 15-18 m/s. Në det të hapur era do jetë tepër intensive deri ne 22-27 m/sek. Valëzimi në dete parashikohet i forcës 5-6 me lartësi vale 2.8-3.5 metër.
TEMPERATURAT
Sot (e diel, dt. 07) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 18 °C
në vendet e ulëta: 7 / 18 °C
në vendet malore: 5 / 15 °C
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.