Gazeta Si – Vendi ynë edhe këtë të shtunë do të përfshihet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe alternime kthjellimesh, kryesisht kryesisht në jug e në qendër nga orët e mesditës.
Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu me intensitet të ulët në veri e pjesërisht në qendër nga orët e pasdites.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 5-12 m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era hera-herës bëhet relativisht intensive dhe shpejtësi 14-24 m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës 4-5 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.