Nga Gazeta ‘Si’- Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga verilindja e Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat e thella malore duke sjellë momente me flokë dëbore.
Parashikohet që orët e pasdites dhe mbrëmjes të mbeten nën ndikimin e vranësirave të cilat herë pas here do të gjenerojnë reshje të pakta shiu e dëbore.
Gjatë natës pritet përmirësim i dukshëm i situatës së motit, por ulen ndjeshëm temperaturat e ajrit.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -1°C vlera më e ulët deri në 13°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor ; duke sjellë në brigjet detare dallgë mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



