Moti

Mot me diell, ulen temperaturat në mëngjes dhe mbrëmje

Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga rryma ajri të freskëta kontinentale, të cilat do të mbajnë një mot të qëndrueshëm në territorin e Shqipërisë në fillimin e javës.

Ditën e sotme (e hënë), moti do të jetë me kthjellime në zonën perëndimore dhe vranësira të pakta në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 1,0 deri në 1,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      6/21°C

Zona e ulët         7/26°C

Zona bregdetare  12/24°C

E Martë data 20 Shtator 2022

Moti do të jetë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave në zonat malore. Era do të jetë me drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 10 -15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 4 me lartësi vale 1,5 deri në 2 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      6/22°C

Zona e ulët         7/26°C

Zona bregdetare  13/26°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë