Gadishulli i Ballkanit do të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik, duke na kushtëzuar mot të qëndrueshëm në fillimin e javës. Dita e somte në orët e para të mëngjesit ka pasur reshje të pakta bore në lartësitë 1200 metra në Juglindje. Gjatë ditës moti do të jetë me diell përgjatë zonës perëndimore dhe me vranësira në Jug dhe Juglindje. Temperaturat: Zona malore -3 -9, Zona e ulët 6 – 19, Zona bregdetare 9- 19 gradë Celcius.
Ditën e hënë, moti do të vijojë i qëndrueshëm me kthjellime, mjegulla do të jetë e pranishme në Jug-lindje dhe Veri-lindje në mëngjes dhe mbrëmje.
Temperaturat do të jenë me rritje të lehta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




