Nga Gazeta ‘Si’- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore do të sjellë mot të paqëndrueshëm në territorin Shqiptar ku vranësirat do të jenë prezente që në orët e para të mëngjesit të cilat në zonat Qendrore dhe Juglindore do të gjenerojnë reshje të pakta shiu.
Parashikohet që pas-mesditës dhe në vijim moti të jetë nën ndikimin e vranësirave dhe shirave në të gjithë territorin ku në Qendër dhe Lindje do të ketë edhe rrebeshe afat-shkurtra shiu.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 5°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 24°C vlera maksimale e cila pritet në qarkun e Vlorës.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare; gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 35 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit të krijohet dallgëzim 1 – 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.