Gazeta Si – Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se këtë të shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin për një pjesë të madhe të ditës përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mëngjesit. Në relievet malore, në lindje vranësirat hera-herës do të jenë mesatare deri të dendura.
Në orët e mesditës dhe pasdites vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu lokale dhe intensitet të ulët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mengjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 3°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Pukës deri në 23°C vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë me drejtim kryesorë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina pritet të fitojë shpejtësi 6-10 m/s shoqëruar me valëzimin në detet Adriatik dhe Jon të forcës 1-2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.