Moti

Mot i qëndrueshëm dhe vranësira në zonat malore

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të qëndrueshme.

Moti parashikohet të jetë i kthjellët si dhe me vranësira mesatare kryesisht nga orët e mesditës e pasdite në relievet malore në lindje e juglindje të territorit, të cilat do të shoqërohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët.

Era me drejtim nga veriperëndimi me shpejtësi mesatare deri në 6m/s. Deti- Valëzimi 1-2 ballë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë