Moti

Mot i paqëndrueshëm, vranësira dhe reshje shiu me stuhi në veriperëndim

Alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta dominojnë motin në territorin shqiptar deri në mesditë kur pritet shtim i vranësirave duke rrezikuar edhe momente me shira.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura të pasuara nga reshje shiu dhe stuhi në zonën veriperëndimore. Era do të jetë drejtim Veri-Perëndim me shpejtësi 7-15  m/sek në bregdetin e jugut. Valëzimi do të jetë i forcës 3-4 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.

Temperaturat minimale dhe maksimale:

Zona malore      17/31°C

Zona e ulët         18/33°C

Zona bregdetare  21/31°C

Meteorologe: Rezarta Xhakollari


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë