Një mase ajrore e freskët dhe e lagësht me origjinë Veriperëndimore do të sjellë në territorin Shqipëtar.
Kushte të paqëndrueshme atmosferike duke bërë që vranësirat të jenë prezent pothuasje në të gjithë territorin. Orët e mesditës do të sjellin shtim të vranësirave duke gjeneruar shira ku në zonat Veriore dhe Qëndrore do të jenë në formë rrebeshi.
Parashikohet që gjatë pasdites të ketë zhvillim të mëtejshëm të vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu në të gjithe vendin sërish më të dukshme shirat priten në Veri të territorit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë kostante në vlerat minimale por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 6 gradë celcius vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 26 gradë celcius vlera më e lartë e cila do të shënohet në qarkun e Beratit.
Deri të shtunën pasdite do kemi mot të paqëndrueshëm ku nuk do mungojnë as momentet me pika shiu. Pas pasdites së të shtunës e në vijim do kemi përmirësim të motit. Kështu, e diela e zgjedhjeve do të jetë me diell dhe temperatura të larta.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.