Moti

Mot i paqëndrueshëm me alternime vranësirash, pasdite reshje

Vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, ku herë pas here do ketë kthjellime dhe vranësira. Gjithashtu nuk do të mungojnë as reshjet e shiut që priten gjatë orëve të mesditës, duke përfshirë pothuajse gjithë territorin e vendit.

Reshjet do të jenë të karakterit të dobët.

Era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim-juglindje me një shpejtësi mesatare prej 6 m/s, ndërsa në lugina dhe zona bregdetare mund të arrijë deri në 10 m/s në intervale të caktuara.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë