Gazeta Si – Territori Shqiptar do të mbetet nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke sjellë vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ku herë pas-here shirat do të jenë në formë shtrëngate.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dobësohen dukshëm vranësirat, duke zhvendosur reshjet e shiut drejt zonave Lindore.
Pritet një tërheqje e masave ajrore Afrikane duke sjellë fresksim të lehtë motit në të gjithë territorin shqiptar
Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të vijojë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash, por pa reshje.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 7°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet në qarkun e Fierit.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, kjo do të bëj që në brigjet detare të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.