Nga Gazeta ‘Si’-Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre në Shqipëri duke sjellë përmirësim të ndjeshëm të situatës së kushteve atmosferike. Për pasojë, moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta do të dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta, ndërsa vranësira më të shpeshta priten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në orët e mëngjesit, por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 18°C.
Era do të fryjë mesatare si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe veriperëndimor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim deri në 2 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




