Nga Gazeta ‘Si’- Depërtimi i masave ajrore të ftohta verilindore do të vijojnë ndikimin e tyre në vendin tonë duke sjellë një tjetër rënie të temperaturave.
Përsa i përket motit; bregdeti dhe zonat e ulëta do të paraqiten nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta ndërsa zonat malore do të dominohen nga vranësira më të dendura por nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të dominohen nga moti i kthjellët, por i ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 – 3 gradë C si në orët e mëngjesit edhe të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga -3°C vlera më e ulët deri në 11°C vlera më e lartë në rang territori.
Era do të fryjë e fortë si në tokë dhe në det me shpejtësi mbi 55 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim mbi 4 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.