Depërtimi i masave ajrore të ftohta me origjinë kontinetale do të diktojnë kushtet atmosferike në vendin tonë duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Më të theksuara kthjellimet do të jenë në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore, megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e pasdites dhe në vijim të sjellin dobësim të ndjeshëm të vranësirave edhe në zonat malore duke rikthyer motin e kthjellët.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie paradite, por rriten maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga -4°C vlera më e ulët deri në 17°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 45 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 2-3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.