Nga Gazeta ‘Si’- Qarkullimi i masave ajrore me origjinë verilindore do të sjellë ulje të menjëhershme të temperaturave në territorin shqiptar.
Për sa i përket motit, zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta ndërsa zonat malore do të mbizotërohen nga vranësira të dendura dhe intervale me kthjellime. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës dhe në vijim të përmirësojë kushtet atmosferike edhe në zonat malore duke sjellë mot të kthjellët, por të ftohtë.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të theksuar të tyre duke u luhatur nga -4°C vlera minimale e shënuar në zonat verilindore deri në 13°C vlera maksimale e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.
Era do të fryjë mesatare deri e fortë gjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 55 km/h nga drejtimi Verilindor, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim mbi 3 ballë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



