Parashikohet rritje graduale e vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare. Më të theksuara kthjellimet do të jenë përgjatë shtrirjes Perëndimore, ndërsa alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të ketë në zonat malore verilindore dhe juglindore.
Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje të ndjeshme si në vlerat minimale edhe maksimale duke u luhatur nga 1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 16°C vlera maksimale e cila pritet në Durrës dhe Sarandë. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.