Do të vijojë qarkullimi i masave ajrore nga perëndimi i Europës në vendin tonë duke kushtëzuar mot të kthjellët dhe vranësira të lehta e kalimtare, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat veriore dhe verilindore. Megjithatë nuk priten reshje.
Parashikohet që orët e mbrëmjes dhe natës të mbeten nën ndikimin e motit të qëndrueshëm, ku kthjellimet do të jenë prezente në të gjithë Shqipërinë. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje me 1-2 gradë C në orët e mëngjesit por edhe mesdita do të sjellë rritje të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -1 C deri në 18°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Perëndimor dhe Veriperëndimor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 1-2 ballë.
Moti i qëndrueshëm do të na shoqërojë edhe gjatë fundjavës. Intervalet me diell do të jenë më të dukshme në Ultësirën Perëndimore ndërsa pritet të ketë edhe rritje temperaturash.
Gjatë mesditës të së shtunës, në zonat malore do të ngjiten temperaturat në 12 gradë ndërsa në Ultësirën Perëndimore 19 apo 20 gradë celcius. Temperaturat më të larta do të shënohen në jugperëndim të territorit. Parametri i erës nuk do të jetë problematik.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




