Vijon moti të ngrohet gradualisht si pasojë e qarkullimit të masave ajrore më të ngrohta më origjinë Perëndimore.
Kjo do të bëjë që moti i kthjellët dhe vranësirat e lehta të jenë dominante gjatë gjithë paradites. Pjesa e dytë e ditës do të sjellë vranësira disi më të shpeshta në të gjithë territorin e vendit, por nuk priten reshje. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga 1°C vlera më e ulët deri në 21°C vlera maksimale në rang territori.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi deri në 30 km/h nga drejtimi Perëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim i ulët.
Ndërkohë në fundjavë do të mbizotërojë moti pranveror ku temperaturat do të shkojnë deri në 25 gradë, për të sjellë çdo ditë rritje të temperaturave, duke ‘lajmëruar’ kështu edhe ardhjen e verës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.