Lojëra me Dore

Mori leje për të shkuar në funeral, Williams kapet mat në strip club

Lou Williams, ylli i LA Clippers e Njeriu i Gjashtë i Vitit në fuqi, ka përfunduar nën hetim nga ana e Nba për faktin se është larguar nga grumbullimi në Orlando (ishte i autorizuar) ku do të rinisë kampionati amerikan i basketbollit dhe ka shkuar në një strip club. Një foto në rrjetet sociale, e maska e pangatërrueshme e Nba, gozhdojnë Sweet Lou, që tani rrezikon të qëndrojë në karantinë për 14 ditë. “Sigurisht që nuk jemi të kënaqur me atë që pamë online” ka thënë tekniku Doc Rivers duke komentuar çështjen.

Ngjarja ka ndodhur të enjten e kaluar. Të mërkurën Williams luajti në testin e parë e pastaj u autorizua të largohej nga kampusi për “motive personale” sepse duhej të shkonte në një funeral, por të enjten në mbrëmje reperi Jack Harlow ka postuar në Instagram (e hoqi menjëherë) një foto me lojtarin në Magic City, një strip club i famshëm në Atlanta. Sapo shpërthyen polemikat, Harlow provoi ta mohonte duke thënë se bëhej fjalë për një foto të vjetër e se e ka postuar sepse ai e Williams janë miq të vjetër, por justifikimi nuk qëndron: në foto shihet maska e pangatërrueshme e Nba, që Liga i ka shpërndarë të gjithë personave të mbyllur në kampus.

Nba ka hapur një hetim, për të kuptuar sa ditë karantinë duhet të bëjë lojtari përpara se ta kthejnë në grumbullim. Zakonisht, kush del i nënshtrohet një periudhe 4 ditore, por ajo e Williams rrezikon të jetë 10 ditë nëse jo 14 nëse Liga e sindikata e quajnë veçanërisht të rëndë thyerjen.

Williams ishte i autorizuar të dilte për të shkuar në një funeral e jo në strip club, gjë që ai e pranoi më pas se shkoi vetëm për darkë, pas funeralit, e se nuk kishte balerina të pranishme. Një detaj që nuk ka rëndësi, sidomos në krahasim me dëmin e imazhit për Nba: Williams rrezikon dënimin maksimal.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë