Ka ndodhur

Morën peng dhe kanosën të moshuarin për lekë, arrestohen një burrë e një grua në Elbasan

Gazeta Si - Dy persona janë arrestuar, pasi akuzohen se morën peng një 68-vjeçar në Elbasan. Ka qenëi moshuari ai që ka kallëzuar në polici se për motive të dobëta 2 persona e kishin marrë peng për disa minuta në një makinë, si dhe ishte kanosur me qëllim dhënien e një shume parash.

Pas kallëzimit të tij, policia ka identifikuar dhe vënë në pranga autorët e dyshuar të rastit, 57-vjeçarin me iniciale R.K., banues në Peqin dhe 47-vjeçaren me iniciale P.S., banuese në Belsh.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti ku u mbajt 68-vjeçari dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, kryer në bashkëpunim dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë