Media Galeri

Monedha, telefona, bizhuteri, ‘plaçkat’ e luftës të një ushtari rus në Ukrainë

Gazeta Si – Disa qindra monedha sovjetike për koleksion, iPhone, kozmetikë dhe bizhuteri ari: kjo është “plaçka” e gjetur në çantën e shpinës së togerit rus Denis Vladimirovich Gorovenko.

Imazhet e asaj që iu konfiskua ushtarit kur u kap nga ukrainasit, filluan të qarkullojnë në kanalet Telegram, së bashku me pasaportën e tij dhe identifikimin me foto.

Denis Vladimirovich Gorovenko komandonte togën e kompanisë së motorizuar të këmbësorisë të njësisë ushtarake 71718.

Sipas mediave të ndryshme ukrainase, ushtari deklaroi me krenari se shkoi në luftë edhe për të marrë “plaçkën” e tij personale, duke marrë ç’të gjente përpara në shtëpitë e braktisura të ukrainasve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë