Pesë vjet pas qëndrimit në ferrin e luftës në Siri dhe aventurës së kthimit në Itali pas një operacioni ndërkombëtar për shpëtimin e tij, 11-vjeçari Alvin Berisha ka takuar njërin nga njerëzit e tij më të dashur; gjyshin. Këto janë momentet prekëse kur fëmija takon të gjyshin, i cili bashkë me të atin e Alvinit, Afrim Berishën, nuk i kishin shuar kurrë shpresat se një ditë do të shihnin fëmijën e tyre.
Alvini i ishte lutur të atit gjatë takimit në kampin Al Hol në Siri se donte të shkonte tek i gjyshi, donte ta takonte gjyshin, një imazh i fortë që kishte mbetur në ëndrrat e tij të fëmijërisë i paprekur pavarësisht gjithçkaje.
11-vjeçari arriti të shpëtohej pas një përpjekjeje ndërkombëtare mes organizatave humanitare si Gjysmëhëna e Kuqe dhe Kryqi i Kuq, por edhe ndërhyrjes së fuqishme të forcave të inteligjencës italiane, pranë të cilave vepruan edhe autoritetet shqiptare të Ministrisë së Brendshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.