Mjedis

Momenti kur një asteroid, kaloi pranë tokës

Gjatë pasdites së djeshme, rreth orës 04:25, meteorologët kanë vënë re një dritë të madhe mbi ujërat e Karaibeve, rreth 170 milje në jug të Puerto Rikos. Kjo gjw u vu re me anë të sinjaleve të satelitit për parashikimin e motit i quajtur GOES-16,i cili është dizajnuar për të parashikuar ngjarjet ekstreme të motit si vetëtimat apo asteroidet.
Drita ishte shumë e dukshme në zonën e madhe të Rhode Island, sa që dukej sikur vendi po goditej nga një rrufë, po meteorologët zbuluan se ishte diçka tjetër. Sipas meteorologëve ishte e qartë se tregonte afrimin e një asteroidi.
Asteroidi mendohet se ishte në diametër 13 deri në 16 metra, afërsisht sa madhësia e makinës. Ndërsa asteroidi dukej në atmosferë, Spaceweather.com, raporton se stacioni i infrave të kuqe në Bermuda i Organizatës së Traktatit të Përbashkët zbuloi valët e asteroidit.

Shpërthimi i asteroidit krijoi një sinjal me infra të kuqe në formën e “valëve të ajrit” që përhapen rreth tij. Sipas reflektimit të imazheve të publikuara nga Spaceweather.com gjatë rrugës, asteroidi është ndarë në tre pjesë dhe për shkak të valëve infra të kuqe, kanë një gjatësi vale shumë të gjatë, e kështu mund të udhëtojnë në distanca shumë të gjata.
Duke kombinuar njohuritë se ku asteroidi goditi me magnitudën e sinjalit të marrë në Bermuda, eksperti i meteorëve Peter Brown i Universitetit të Western Ontario ishte në gjendje të konkludonte se ishte thjesht një "asteroid pranë Tokës shumë i madh".
Instituti i Astronomisë së Universitetit të Havait shkroi se ky asteroid ndoshta ishte i vogël sa që u dogj përpara se të hynte në Tokë. Gjithsesi objektet hapësinore disi të mëdha mbeten ende një kërcënim për banorët e tokës, siç ndodhi në shkurt të vitit 2013, kur meteori i madh që ra mbi tokë plagosi më shumë se 1,000 njerëz në Chelyabinksk të Rusisë.
"Për herë të parë, astronomët kanë demonstruar se teleskopët e tyre të vëzhgimeve ATLAS dhe Pan-STARRS mund të paralajmërojnë në kohë për ndikimin e një asteroidi, në mënyrë që të largojnë njerëzit larg vendit ku parashikohet se do të bjerë,” deklaroi instituti./The Independent/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë