Ngjarje

Moderna padit Pfizer për teknologjinë e vaksinës Covid

Moderna do të padisë Pfizer dhe partnerin e saj gjerman BioNTech për shkelje të patentave të lidhura me zhvillimin e vaksinave të para Covid-19.

Kompania amerikane e bioteknologjisë po pretendon se teknologjia mRNA e zhvilluar para se të vinte pandemia është kopjuar.

Padia, e cila kërkon dëme të paspecifikuara financiare, u ngrit në SHBA dhe Gjermani.

Zëdhënës të Pfizer thanë se janë të befasuar nga kjo padi dhe se do e mbrojnë kundër akuzave.

Në një deklaratë, Moderna tha se Pfizer/BioNTech kopjoi dy elementë kryesorë të Mrna.

“Ne po E ngremë padiNË për të mbrojtur platformën inovative të teknologjisë mRNA, të cilën e kemi nisur, kemi investuar miliarda dollarë në krijimin dhe patentuar gjatë dekadës para pandemisë Covid-19”, tha shefi ekzekutiv i Moderna, Stephane Bancel.

Moderna, e cila u formua si kompani vetëm në vitin 2010, ishte një zhvillues i hershëm i teknologjisë mRNA të përdorur për herë të parë në vaksinat Covid.

Në fillim të pandemisë, Moderna tha se nuk do të zbatonte patentat e saj për të ndihmuar kompanitë e tjera të barnave të zhvillojnë vaksinat e tyre.

Në mars 2022, ajo tha se rivalët si Pfizer dhe BioNTech do të duhej të respektonin të drejtat e saj të pronësisë.

Vetë Moderna është në një mosmarrëveshje të vazhdueshme me Institutin Kombëtar të Shëndetit të SHBA-së për patentat kryesore që lidhen me teknologjinë mRNA.

Në korrik, kompania gjermane bioteknike CureVac ngriti një padi kundër BioNTech duke pretenduar se shkelte patentat e lidhura me inxhinierinë e molekulave të caktuara të mRNA dhe duke kërkuar "kompensim".


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë