Një 24-vjeçare u bë personi i parë në Britanine e Madhe të mërkurën që mori vaksinën antiCOVID të Modernas, që po shpërndahet në Wels, raporton Daily Mail.
Elle Taylor tha se ishte “shumë e emocionuar dhe e lumtur” kur mori dozën e parë të vaksinës.
“Unë kujdesem për gjyshen time, kështu që është shumë e rëndësishme për mua që ta marr vaksinën, Në këtë mënyrë unë mund të kujdesem për të siç duhet dhe në mënyrë të sigurt”, tha ajo.
“Gjyshja ime ka marrë gjithashtu dozën e saj të parë dhe ajo do të marrë të dytën të shtunën.”
Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock tha se ishte “i kënaqur” që doza e parë e vaksinës Moderna ishte administruar në Mbretërinë e Bashkuar.
Britania pritet të marrë 100,000 doza të vaksinës Moderna në Prill që do të shtrihet në tre rajone të Welsit.
Ndërkohë janë blerë paraprakisht 17 milion doza në total të mjaftueshme për 8.5 milion njerëz për ta shtrirë masivisht vaksinimin në maj.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.