Mode

Modelet më të pazakonta

Njerëzit me paraqitje jo të zakontë kanë çdo të drejtë të bëhen të njohur në botën e modës. Ato ndihmojnë për të zgjeruar kufijtë e asaj që ne mendojmë se duhet të duket një model i bukur.

Këtu keni disa nga historitë e atyre njerëzve të guximshëm që nuk kanë turp të mos duken si të gjithë të tjerët. Ata vërtetojnë se qeniet janë shumë më interesante dhe më të ndryshme sesa imazhet ideale që shohim nëpër revista.

Sara Geurts

Sara Geurts është vetëm 26 vjeç, por duket shumë më e moshuar. Kjo është për shkak të sindromës Ehlers-Danlos, e cila pengon prodhimin e kolagjenit përgjegjës për elasticitetin e lëkurës.

Në shkollë, Sara ishte në siklet nga gjendja e saj dhe gjithnjë mbulohej. Por në vitin 2015, ajo gjeti guximin të zbulohej para botës në mënyrë që të mbështeste gratë që e krahasonin veten negativisht me stereotipat e bukurisë ideale.

Duckie

Modelja Nyadak Thot nga Sudani i Jugut, e njohur si Duckie, duket më shumë si një kukull Barbie. Tiparet e saj perfekte e bënë atë të ishte pre e bullizmit deri në moshën 17 vjeçare. Ajo gjithashtu fitoi vendin e parë në një konkurs bukurie dhe mbas përfundimit të konkursit, ajo u akuzua se kishte një pamje jo të natyrshme.

"Njerëzit gjithmonë do të thonë gjëra të këqija për ty, por mendimet e tyre nuk përcaktojnë se kush je", thotë ajo.


Caitin Stickels

Caitin ka lindur me sindromën e syrit të maces, gjë që e bën atë të duket disi ndryshe nga shumica e njerëzve. Fotografi i Revistës Vogue, Nick Knight pa fotot e saj në Instagram dhe u habit aq shumë nga pamja e saj sa ai e ftoi atë për një set fotografik.

"Unë kurrë nuk kam ëndërruar të jem modele. Më pëlqente gjithmonë moda nga larg," thotë Caitin. Tani ajo punon me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë së modës.
Cassandra Bankson

Cassandra ka vuajtur nga puçrrat që kur ishte fëmijë. Ajo i mbulonte fytyrën dhe trupin  pikërisht për këtë arsye. Gjithashtu iu desh të hiqte dorë nga shkolla për shkak të bullizmit që i bënin në shkollë.

Një ditë, ajo krijoi një kanal në YouTube ku filloi të zbulonte historinë e luftës së saj kundër akneve. Aty u bë shumë e njohur dhe shumë shpejt filloi të merrte oferta nga bota e modelingut. Cassandra synon të tregojë përmes shembullit të saj se një person mund të jetë i bukur pavarësisht nga papërsosmëritë e tyre fizike.

Souffrant Ralph


Ky djalë nga Haiti ka flokë të kuq dhe pafund njolla në të gjithë trupin. Këto janë tipare jashtëzakonisht të rralla për dikë me ngjyrë dhe Souffrant thotë se në të kaluarën i ka urryer pasi të gjithë e përqeshnin derisa një ditë e ftuan të ishte pjesë e një reklame dhe tani emri i tij njihet në të gjithë industrinë e modës.

Natalia Castellar Calvani

Natalia është një modele nga Amerika me origjinë nga Porto Riko. Ajo ka vetulla shumë të trasha dhe të mëdha, të cilat shokët e saj të klasës shpesh e tallnin kur ishte fëmijë.

Por kjo ndryshoi kur ajo tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të agjencisë së modelimit ‘Next Models’. Ndjenja e saj e vetëvlerësimit u rrit dhe ajo e kuptoi se vetullat ishin tipari i saj i spikatur. Ajo pendohet vetëm që nuk mësoi t’i donte më herët.


Devon Aoki

Devon Aoki është supermodelja më e shkurtër në botë, vetëm 1.65 metra e gjatë. Por kjo nuk ndikoi kurrë në karrierën e saj. Ajo është quajtur një nga modelet më të mira të viteve ’90 dhe ka luajtur në filma si ‘Sin City’. Pamja e Devon është unike dhe këtë nuk e përjashtojnë as centimetrat.


Rain Dove

Rain Dove 26-vjeçare është fotografuar në 2 mënyra të ndryshme: si burrë dhe si grua. Ai lindi me një pamje të pazakontë dhe paksa mashkullore.

“Shumë njerëz mendojnë se unë jam një njeri që ka bërë gjoksin dhe mua më duket seriozisht qesharake. Asnjëherë nuk e kam menduar veten si androgjen. Thjesht mendoja se isha tmerrësisht e shëmtuar, por pastaj e kuptova se unë mund të bëj diçka që të tjerët nuk munden. ”thotë Rain.

                                                                    Erika Linder


Erika Linder është një tjetër modele që mund të imitojë me mjeshtëri një mashkull, edhe pse në të vërtetë nuk duket aspak si i tillë. Bota e modës mësoi për të në 2011, kur ajo u fotografua dhe dukej si Leonardo DiCaprio. Erika thotë se imagjinata e saj është shumë e pasur për ta kufizuar atë në portretizimin e vetëm një gjinie. Kur stilon si burrë, ajo madje imiton gjestet mashkullore, si një aktore e vërtetë.

Xing Ye Zhi Jian



Xing Ye Zhi Jian, nga Kina, shpërtheu internetin falë pamjes së tij të pabesueshme. Është sikur ai të jetë shumë i bukur për këtë botë. Disa njerëz e admirojnë atë si një "kukull kineze" e ndërsa të tjerët nuk e vlerësojnë feminitetin e tij. Kjo thjesht dëshmon edhe një herë se gjithmonë do të jetë dikush atje që nuk na vlerëson, pavarësisht sa idealë jemi.

Molly Bair


Modelja Molly Bair, e lindur në Pensilvani në 1997, ka një bukuri vërtet unike. Pamja e saj e huaj i shkaktoi asaj shumë telashe kur ishte më e re, megjithatë që kur u rekrutua si modele, ajo nuk kishte asgjë tjetër përveç triumfit pas saj.

                                                          


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë