Mode

Modelet më të paguara për 2021

Industria e modelimit mund të duket e gjitha shkëlqim dhe gjithçka e bukur, por përfshin shumë punë të madhe dhe përkushtim e për këtë ka dhe pagë të mirë. Këtu janë modelet më të paguara për vitin 2021 deri tani.

Kendall Jenner (40 milion dollarë): Kendall, 24 vjeç filloi modelimin në moshën 14 vjeç me Rocer Baes. Ajo ka bërë disa fushata, editoriale dhe xhirime kopertinash për revista të ndryshme ndërkombëtare si Vogue dhe LOVE dhe është gjithashtu ambasadorja e markës Estée Lauder.

Chrissy Teigen (39 milion dollarë): Edhe duke qenë një nga modelet më të paguara në botë, Chrissy ende gjen kohë për familjen e saj dhe po rrit dy fëmijë.

Rosie Huntington-Whitely (32 milion dollarë): 34-vjeçarja Rosie, është një modele dhe aktore angleze që njihet më shumë për punën e saj në Victoria's Secret.

Adriana Lima (31 Milionë dollarë): Ish-Engjëlli i Victoria's Secret ka qenë modelja e dytë në botë më e paguar që nga viti 2014. Ajo aktualisht është ambasadorja e disa markave kryesore si IËC, Puma, Maybelline dhe Chopard.

Cara Delevingne (31 milion dollarë): Modelja angleze, aktore dhe këngëtarja Cara, fiton një shumë të madhe prej 31 milion dollarësh në vit. Ajo e mori punën e saj të parë si modele në moshën 10 vjeç në një editorial të xhiruar nga Bruce Ëeber për Vogue Italia.

Gigi Hadid (20 milion dollarë): Gigi u emërua Modelja Ndërkombëtare e Vitit nga Këshilli Britanik i Modës në 2016. Në katër vjet, ajo ka bërë 35 paraqitje në kopertinën e revistës ndërkombëtare, Vogue.

Bella Hadid (19 milion dollarë): Kjo bukuroshe 24-vjeçare dhe motra e vogël Gigi Hadid filluan karrierën e saj të modelimit në moshën 16 vjeç me një projekt të Flynn Skye.

Joan Smalls (19 milion dollarë): Modelja Porto Rikane u bë modelja e parë Latine që përfaqëson markën e kozmetikës Estée Lauder në 2011.

Liu Wen (18 milion dollarë): Liu është modelja e parë kineze që ecën në pasarelën e Victoria's Secret. Ajo u bë modelja e dytë kineze që u shfaq në kopertinën e American Vogue në 2017.

Doutzen Kroes (17 milion dollarë): Kroes filloi karrierën e saj të modelimit në 2003 dhe ishte një Engjëll i Victoria's Secret nga 2008-2014. Ajo ka qenë një nga modelet më të paguara që nga viti 2008 me të ardhura të vlerësuara prej më shumë se 5 milion dollarë në vit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë