Mode

Modele që tregojnë se nuk ka më standarde bukurie

Vetëbesimi është një nga tiparet më të bukura që një person mund të ketë dhe supermodelet e dinë shumë mirë këtë fakt. Le të marrim për shembull Armine Harutyunyan. Përkundër faktit që njerëzit debatojnë për pamjen e saj, ajo besoi në vetvete dhe u bë modelja e parë armene që eci ndonjëherë për Gucci.

Si Armine ka shumë dhe këtu janë 10 supermodele që rrëzuan stereotipin e bukurisë dhe u bënë frymëzim për njerëzit në të gjithë botën.

Ellia Sophia

Ellia Sophia, e lindur si Ellia Sophia Coggins, padyshim që shquhet për shkak të bukurisë së saj të pazakontë. Sytë e saj të mëdhenj të gjerë dhe buzët e vogla të fryra na kujtojnë periudhën e shkëlqimit të një epoke të kaluar në Hollyëood, por ajo padyshim se di si të theksojë cilësitë e saj më të mira. Ellia ishte një nga modelet për fushatën e bukurisë së Gucci 2019, atje ku festohen papërsosmëritë, së bashku me Dani Miller, Achok Majak dhe Mae Lapres.

Jacky O'Shaughnessy

Kjo grua me flokë argjendi tregon se nuk duhet të jeni 20 vjeç për të shkëlqyer në industrinë e modës. Për Jacky O’Shaughnessy, mosha me të vërtetë është vetëm një numër dhe ajo ka shkelur në disa nga pasarelat më të famshme në botë. Përveç modelimit, Jacky është gjithashtu një aktore.

Katya Zharkova

Katya Zharkova u tregon të gjitha grave në botë që edhe ato ... mund të jenë modele. Katya është një modele dhe aktore nga Bjellorusia e mbushur dhe përqafon figurën e saj me një besim të madh dhe është një promovuese e vërtetë e trupit të mbushur, duke prishur stereotipin e modeleve që duhet të jenë një madhësi perfekte.

Deborah Moreno

Deborah Moreno është një modele nga Hollanda dhe lëkura e saj, vitiligo, nuk e pengoi atë të kishte një karrierë të suksesshme në modelim. Ajo është e guximshme, e bukur dhe me vetëbesim dhe i mëson gratë e tjera të përqafojnë bukurinë e tyre, cilado qoftë ajo.

Melodia Mikél

Kjo modele amerikane i tregon botës se njollat ​​janë po aq natyrale dhe të bukura. Ajo ka një karrierë të mahnitshme dhe është një frymëzim i vërtetë për të gjithë ato që ndajnë tiparet e saj.

Nathan Westling

Nathan Westling, i njohur më parë dhe i lindur si Natalie Westling, është një model amerikan , i cili ka ecur në shfaqje për marka të mëdha si Marc Jacobs, Prada, Christian Dior, Chanel ose Vera Wang. Në vitin 2019, ai doli publikisht si një transgjinor dhe ai është padyshim një model frymëzues për këdo që po lufton me identitetin e tij.

Reshma Qureshi

Reshma Qureshi është një frymëzim i vërtetë për të gjitha gratë që ndajnë historinë e saj. Ajo eci në pasarelë në Javën e Modës në Neë York në 2016 dhe vetëbesimi i saj po mrekullon njerëzit në të gjithë botën. Kjo modele është gjtihashtu blogere, aktiviste dhe e ngre zërin në cdo rast që një femër sulmohet me acid nga persona të ndryshëm.

Marjan Jonkman

Marjan Jonkman është padyshim një model që nuk e shihni çdo ditë. Marjan është me origjinë nga Hollanda dhe u zbulua në Instagram. Tani ajo është në listën e 50 modeleve më të mira në të gjithë botën. Ajo konsiderohet e vecantë nga shumë dizajnerë, duke arritur të bëjë mrekulli me rroba femërore, mashkullore ose unisex.

Armine Harutyunyan

Armine Harutyunyan është modelja e parë armene që shfaqet në një shfaqje mode të Gucci. Pas kësaj, ajo ishte gjithashtu në qendër të një episodi debatesh në Itali ku shumë njerëz nuk e aprovuan pamjes e saj. Disa thanë se ajo nuk përshtatet në “ligjin” e rregullt të bukurisë Armina nuk u dorëzua dhe I tregoi botës sa e bukur është në të vërtetë.

Oyku Bastas

Oyku Bastas është një tjetër modele me karakteristika që nuk i shihni çdo ditë në një revistë mode. Kjo nuk e ndaloi atë të kishte një karrierë në botën e modelingut. Ajo është gjithashtu modelja e parë turke që shfaqet në një shfaqje të Gucci.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë