Mode

Modë e lartë me çmime të ulëta, një koleksion për të gjitha gratë

Edicioni i pestë i ‘Motivi Smart Couture’, i bën artikujt më ekskluzivë të arritshëm dhe “demokratikë”. Për të varurit nga moda, një ëndërr bëhet realitet. Për të gjithë, një ide e admirueshme, e lindur nga një mendim revolucionar. Quhet “Smart Couture” dhe është koleksioni ‘Motivi’ që synon të gjitha gratë, sepse është i dizajnuar për të gjitha buxhetet.
Një projekt inovativ i modës “demokratike”, i lindur nga bashkëpunimi për të dytin vit me ‘Vogue Talents’ dhe kësaj radhe interpretuar nga stilistja e re siciliane Daniele Carlotta, e cila ishte frymëzuar nga gjendja shpirtërore e viteve shtatëdhjetë të qytetit të saj të adoptuar: Neqw York.
Njëzet e katër veshje dhe tetë aksesorë rrëzëllitës, të disponueshme në pesëdhjetë dyqane të zgjedhura në të gjithë Italinë. ‘Smart Couture’ Motivi tregon atmosferën legjendare të “Studio legjendare 54” të Big Apple dhe është frymëzuar nga pamjet e legjendave të saj si Diana Ross dhe Bianca Jagger. Fustanet janë mini, me një pëlhurë të shkëlqyeshme ose stil peplum me shpatulla asimetrike apo të mbledhura.


Veshjet janë nga më të ndryshmet nga pantallonat që janë fluide, xhinset klasike dhe stil boyfriend, kostume, etj. Ndër elementët kryesorë, bluza me fjalët “Don’t go breaking my heart”, - titulli i hitit të famshëm të Elton John - në minifunde pantallona të gjera. Për të kompletuar pamjen, një palë këpucë apo një canta të lëkurave të ndryshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë