Mode

Trendet e verës, dhjetë veshjet më të ekspozuara në Instagram

Jo vetëm sandale dhe çanta plazhi: këtë verë pëlqehen shumë edhe shajet e flokëve, fustanet e shkurtra dhe kapelet

Ajo e vetme numëron më shumë postime sesa tre sezonet e tjera të bëra së bashku. Hashtagu i famshëm #summer, në Instagram, e bën verën periudhën më social të vitit, me më shumë se 420 milion përmbajtje të dedikuara dhe shpërndara. Angazhimi me përgatitjet e valixheve ose të pushimeve në tërësi, shohim se cilat janë dhjetë veshjet më të fotografuara, të cilat janë kthyer në një domosdoshmëri këtë verë …

Top dhjetëshja e parezistueshme – Shumë të dashura nga yjet dhe influencerat, ideale për tu veshur për plazh, ja klasifikimi i veshjeve verore dhe aksesorëve protagonistë në Instagram, në bazë të një kërkimi të agjencisë së marketingut Espresso Communication per Dressyoucan, startup femërore promovuese e ‘fashion renting’ (shërbimi i dhënies me qira të veshjeve):

Sandalet – Në vend të parë janë sandalet, që dominojnë me 5,5 milionë poste: këpucë verore, bizhu të verdha të ndritshme ose floriri, janë përfekte për një natë elegante.

CropTop – Bluza e shkurtër, që lë të zbuluar një pjesë të vogël të barkut, ka shkuar në 4,2 milionë pastime falë të kthyerit në tren: ajo më e kërkuara është ajo me xixa.

Fustan I hollë i lirshëm – Një fustan i freskët dhe transparent, tamam për verë, që në Instagram numëron rreth 1 milion postime.

HairBand – Shalli për tu vendosur në kokë, që shton elementin vintage: është përdorur deri më tani 630 mijë herë.

Minibag – Aksesor praktik, i përshtatet çdo veshjeje verore dhe në Instagram shënon më shumë se 608 mijë postime.

StrawHat – Edhe kapelja e kashtës, me mbi 550 mijë postime, është një pjesë e pashmangshme e kësaj periudhe.

BeachBag – Ndër artikujt më socialë, madje edhe çanta e plazhit, e fotografuar 540 mijë herë, nuk mund të mungojë.

BalletFlats – Balerinat janë perfektë për të udhëtuar të qetë, pa harruar stilin: ka 177 mijë postime me këtë hashtag.

Slingback – Këpucët me një aromë të sofistikuar janë trendi i momentit dhe mbledhin 71 mijë postime

Chemisier – Janë 50 mijë postime që e shohin veshjen si pak a shumë të shkurtër dhe romantike: nëse është e bardhë, në mënyrë të përkryer nxjerr në pah nxirejn.

 

Më Shumë