Mode

Moda: në makinë, tren ose avion, si të vishesh për të udhëtuar rehat

Prakticitet dhe komoditet. Janë fjalët kyç për tu mbajtur në mendje nëse jeni duke menduar për të zgjedhur veshjet për pushime. Të lëvizësh në mënyrë të shpenguar në trena dhe avionë bëhet thelbësore veshja komode, por kjo nuk do të thotë të mbyllësh sytë përpoara stilit. Le të shohim se çfarë preferohet dhe çfarë duhet lënë me domosdo në shtëpi …

Veshjet esenciale– Me çfarëdo mjeti transporti të udhëtosh, është mirë të mbahet në dorë gjithmonë një triko e lehtë, për të përballuar luhatjet e temperaturave dhe ajrin e fort të kondicionuar. Shumë mirë do të ishte edhe një xhiboks xhins, dhe pantallona komode. Edhe pantallonat e shkurtra janë shumë mirë, përndryshe një palë pantallona të lehta dhe oversize (të mëdha, të bollshme) do t'ju mbrojnë nga çdo eventualitet. Bluzat gjithashtu janë shumë të mira, e preferuar mbetetr këmisha dhe rrudha. Veshjet 'jolly' janë gjithashtu xhupa të lehtë pambuku, shaje, këta të fundit janë gjithashtu të shkëlqyer për lidhjen e flokëve. Atletet dhe këpucët me takë të ulët ose pa taka janë shumë të këshillueshme për pushime.

Në kohën e nisjes nuk rekomandohet të visheni me rroba shumë të ngushta, taka të larta: ato mund të kthehen si "instrumente të torturës" të vërtetë dhe të pengojnë lëvizjet. Edhe bizhutë metalike që janë të vështira për tu hequr mund të jenë pengesë: për shembull, në aeroport, ato mund të zgjasin më shumë kohën e kontrolleve të sigurisë. Merri me vete gjithsesi në bagazhin e dorës për t'i ruajtur për momente dhe mbrëmje të veçanta.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë