Mode

Moda merr tjetër formë me këtë artiste

Këtë javë, marka Marc Jacobs postoi tre imazhe në Instagram ku shfaqet një vajzë e re që modelon koleksionin e fundit të çantave. Nuk ishte Bella Hadid apo Kaia Gerber.
 Fytyra e re misterioze ishte një artiste 19-vjeçare nga Moska të cilen Jacobs dhe ekipi i tij e zbuluan në qershor, ndërsa po kërkonin modelen e rradhes.
Emri i saj është Maya Golyshkina dhe është një fotografe e kthyer në skulpture, puna e së cilës është çudibërëse dhe surrealiste.
Ajo përdor objekte të gjetura si CD, lapsa me ngjyra, letra higjienike apo dhe letra bixhozi për të krijuar triko, fustanet dhe rroba të tjera.
 Ekipi i MJ e kontaktoi atë me një email dhe e pyeti nëse dëshiron të bashkëpunojë me ta në një projekt të thjesht që lidhej dhe me periudhën e izolimit. Golyshkina ishte e emocionuar për të punuar me një nga idhujt e saj dhe pas një takimi në "Zoom", lindi bashkëpunimi.
"Për të qenë e sinqertë, unë u trondita kur ata kontaktuan me mua," thotë Golyshkina.
Ajo tha se nuk ndjek botën e modës, por Marc ka qenë gjithmonë një frymëzim i madh për të pasi ai është i veçantë dhe real në atë që bën.
 Artistja e re mund të vlerësojë ato tipare te bashkëpunëtori i saj, por pjesët që ajo krijoi për të janë jashtëzakonisht imagjinare. Golyshkina përdori letrat higjienike për të krijuar vorbulla si trëndafila në një fustan, ngjiti patetina në trup që të krijonte kanatiere, madje bëri dhe një kapelë me to për ta kombinuar.

 Ajo pozoi me pamjet e krijuara së bashku me çantat Marc Jacobs, duke përfshirë një çantë të madhe dhe modelin e famshëm të çantave "Snapshot".


Marka e modës, në postimin në Instagram të fotografive shkroi për Mayan “E mahnitshme! Faleminderit Maya!
Po, faleminderit Maya, që na kujtove se bota mund të jetë vërtet përrallore."
Burimi:Vogue\Përktheu:Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë