Mode

Moda mbështet luftën kundër Covid-19

Trendi i ri është "Kultura e të bërit bamirësi" ku po bëhen donacione, projekte dhe nisma nga stilistë të mëdhenj në mbështetje të luftës kundër Koronavirus.
Motoja? "Moda nuk ndalet kurrë".
Megjithëse Covid-19 e ka ulur gjithë botën në gjunjë dhe ekonomia botërore është në vështirësi të mëdha, me pasoja të pashlyeshme për shtëpitë më të mëdha të modës, këto të fundit dhe stilistët nuk heqin dorë, duke u zotuar në mbështetje të luftës kundër koronavirusit, sepse moda nuk mund të ndalet.
Tiffany dhe Michael Kors dhurojnë për stafin mjekësor
Në mesin e markave që dhurojnë është dhe TiffanyCo, e cila në fushatën "Forca e Pafundme, Tiffany", do t'i dhurojë të gjitha të ardhurat nga shitja e bizhuterive organizatës humanitare CARE (koordinimi i shoqatave të familjes birësuese dhe kujdestare).
Koleksioni i Tiffany përbëhet nga 37 pjesë: gjerdan, vathë, rrathë dhe varëse që mbajnë simbolin e pafundësisë, një emblemë shprese, solidariteti dhe dashurie, ndjenja të nevojshme për të përballuar këtë periudhë krize.


Dizajneri amerikan Michael Kors vazhdon fushatën e tij "Watch Hunger Stop". Projekti i lindur në 2013 për të luftuar urinë në botë në mbështetje të Programit Botëror të Ushqimit, agjensisë së Kombeve të Bashkuara që merret me shpërndarjen e ushqimit në botë.
Stilisti prezantoi një T-Shirt me një numër të pakufizuar shitjesh për të gjithë të apasionuarit e markës, në mënyrë që të gjithë të mund të kontribuojnë në kauzë. Është një bluzë e bardhë me fjalën "Dashuri" me ngjyrë blu, të disponueshme online dhe në disa butiqe të zgjedhura. Të ardhurat nga shitjet do të dhurohen plotësisht për fëmijët më në nevojë të prekur nga Covid-19.

Mbi 10,000 bluza të bardha do të dhurohen edhe nga Tommy Hilfiger për të gjithë personelin e shëndetit të përfshirë në kujdesin e pacientëve me Covid-19.


Pierpaolo Piccioli, drejtor arti i Shtëpisë së modës "Valentino", prezantoi fushatën e re reklamuese për Vjeshtë/Dimër 2020-21. Hashtagu është: #ValentinoEmpathy. Qëllimi është të krijojnë një program bamirësie, që synon dhurimin e një milion€ në spitalin Lazzaro Spallanzani në Romë.
Empatia, ndjenja kryesore që përfaqëson këtë projekt të ri ku janë bërë protagonistë dhe të famshëm si: Ghali, Gwyneth Paltrow, James Turlington, Janet Mock, Laetitia Casta, Naomi Campbell, Mariacarla Boscono, Vittoria Ceretti dhe shumë të tjerë. Fotografitë janë realizuar dhe janë marrë në vendet ku yjet kanë kaluar periudhën e izolimit, duke veshur një pjesë nga koleksioni Valentino Vjeshtë/Dimër 20-21.


Burimi:SoloDonna. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë