Mode

Moda ka një tjetër standard falë Harry Styles

Në kopertinën e revistës Vogue janë paraqitur vetëm nëntë burra gjatë gjithë historisë së saj. E veçanta është se tetë nga këto burra kanë qenë shoqërues të grave të tyre si Kanye West, Justin Bieber apo Zayn Malik por javën që kaloi ishte hera e parë që në kopertinë ishte një mashkull, vetëm. Ai ishte këngëtari Harry Styles i cili përveç se ishte mashkulli i parë që dilte në Vogue, kishte të veshur fustan. Kështu ai bëri jo pak bujë në media në mbarë botën duke i dhënë kështu një standard tjetër modës.

Në një intervistë ai tha se “në momentin që hiqen barriera të tilla si rroba për femra e rroba për meshkuj, atëherë gjërat bëhen më të qarta dhe shoqëria është më e qartë.

Veshja e tij u zgjodh si veshja më e famshme për vitin 2020 nga platforma “Lyst” dhe sipas shtëpive më të mëdha të modës, kjo është një kthesë që ka marrë përgjithmonë industria e modës.

“Ai arriti të bëjë diçka që asnjë nuk e ka treguar me fakte deri tani. Na tregoi se të gjithë mund të veshin çfarë të duan.” tha Christina Zervanos, pronare e një dyqani mjaft të njohur në Nju Jork si dhe një aktiviste përsa i përket kësaj çështjeje.

Ajo tregon se që në momentin që ka dalë revista javën që kaloi, janë shtuar shitjet me 27% me të rinjtë që veshin atë që duan.

Kopertina e Vogue ka shkaktuar mjaft polemika midis atyre që e mbështesin idenë dhe atyre që janë kundra. Gjithsesi, Gucci, Prada dhe shumë marka të tjera të njohura mendojnë se ky ishte momenti për të treguar se nuk ka më “veshje për meshkuj, veshje për femra” dhe cdo markë duhet të punojë me këtë ide.

Burimi: The Guardian. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë