Mode

Moda ka filluar të përqafojë diversitetin

Dihet që bota e modës i ka pasur gjithmonë gjërat e prera me thikë ku modelet kishin forma të njejta dhe midis tyre kishte shumë pak ndryshime.
Në muajt e fundit është vënë re se po bëhen përpjekje për të ndryshuar këtë dhe nga Java e Modës në New York deri në kopertinën e Teen Vogue, industria e modës më në fund ka filluar të përkrahë përfshirjen dhe diversitetin duke shfaqur modele me aftësi të kufizuara të cilat më në fund kanë filluar të marrin vëmendje dhe po i tregojnë botës pse diversiteti është i bukur dhe i rëndësishëm.

Ellie Goldstein

Aktualisht e përfaqësuar nga "Zebeedee Management", Ellie Goldstein është një modele britanike me sindromën Dawn. Nëse 18-vjeçarja ju duket e njohur, kjo është ndoshta për shkak se e keni parë në fushatën e fundit të "Gucci Beauty". Ishte vetë drejtori i Gucci ai që e zgjodhi si fytyrën e sektorit të bukurisë së markës.

Jillian Mercado

Aktorja dhe modelja latine Jillian Mercado u diagnostikua me distrofi muskulore në adoleshencë dhe aty mendoi se përfundoi ëndrra e saj për t'u bërë pjesë e markave që ajo admironte. Koha kaloi dhe ajo u bë pjesë e "IMG Models", një nga agjencitë më të mëdha të botës ku gjithashtu përfaqëson Giselle Bundchen dhe Kate Moss, ndër të tjera.
Jillian që nga ajo kohë është shfaqur në fushata të shumta të modës dhe ka qenë në kopertinën e Teen Vogue.

Chelsea Werner

Modelja, e cila ka sindromën Dawn, para se të bëhej modele ishte katër herë fituese e Kampionatit Kombëtar të Olimpiadave Speciale të Amerikës. Ajo ishte më shumë se e mësuar të sfidonte veten dhe gjithë të tjerët 3kur u fut në botën e modelingut.
Deri më tani ajo ka zbukuruar kopertinën e Teen Vogue dhe Dazed dhe ka qenë pjesë e New York dhe Los Angeles Fashion Weeks.
Me siguri ajo sapo ka filluar.

Azfar Firdaus

Azfar ka filluar në 2017 si një model i pavarur për fotografët në Malajzi dhe ishte vetëm çështje kohe që ai të tërhiqte vëmendjen e industrisë.
Si modeli i parë albin i vendit, që nga ajo kohë ai ka qenë pjesë e modës në Malajzi.
 Ai është vetëm 22 vjeç dhe përveç modelingut, synon të tregojë se njerëzit albin janë njësoj si gjithë të tjerët.

Aaron Philip

I lindur në Antigua, modeli transgjinor Aaron Philip u diagnostikua me paralizë cerebrale që foshnje. Prindërit e tij vendosën të transferoheshin në Amerikë kur ai ishte tre vjeç në mënyrë që të mund të merrte një trajtim më të mirë. Në moshën 14 vjeçare Aaron zbuloi se dëshiron të jetë transgjinor.
Si model, disa nga projektet e tij më të mëdha deri më tani kanë qenë paraqitjet në revistën Paper dhe në ASOS.com.
Aaron shikohet nga gjithë komuniteti i transgjinorëve si zëri kryesor i tyre dhe si përfaqësuesi më i mirë i diversitetit në industrinë e modës.
Burimi: Style. Përktheu: Gazeta "Si"


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë