Mode

Moda dhe Kohëzgjatja… mesazhi i “Met Gala 2020”

Kanë qënë disa ditë emocionuese për ata që e duan modën qëkur tema për ‘Met Gala-n’ e vitit 2020 u shpall zyrtarisht. Vitin e ardhshëm, emri i lojës do jetë “Në kohë: Moda dhe kohëzgjatja” dhe ka për qëllim të inspirojë të ftuarit për të parë se si moda ka ndryshuar dhe është zhvilluar gjatë dekadave.

Duke u bazuar në çfarë dimë deri tani, me siguri do jetë një pjesëmarrje shumë interesante me tone të ndryshme në motive filozofike. Kuratori i kostumeve të Muzeut Metropolitan të Arteve, Andrew Bolton, foli me ‘New York Times’ mbi konceptin, duke shpjeguar se moda dhe koha janë pazgjidhshmërisht të lidhura.

 “Jo vetëm reflekton dhe prezanton shpirtin e kohës, por gjithashtu ndryshon dhe zhvillohet me kohën”, tha ai.

Përveç kësaj, Bolton tha se u influencua shumë nga punimet e Virginia Woolf dhe teoritë e filozofit të famshëm francez të shekullit XX, Henri Bergson. Siç mund të pritet, eventi do ketë ora të shumta historike, duke përfshirë një që do përshëndesi të ftuarit gjatë ardhjes, si dhe fragmente nga Woolf të pasqyruara nëpër mure.

Gjithashtu u shpallën dhe planifikuesit e kësaj ngjarjeje ikonike të modës të cilët ishin : aktoret Emma Stone dhe Meryl Streep, kompozitori Lin-Manuel Miranda, dhe drejtuesi kreativ i Louis Vitton, Nicolas Ghesquiere.

https://www.instagram.com/p/B4k6qQdAxLU/?utm_source=ig_web_copy_link

Sa për të kujtuar, mbrëmja e ‘Met Gala’ mbahet në të hënën e parë të muajit maj çdo vit ndaj shënoni me të kuqe në kalendarin tuaj datën 7 maj 2020. Dhe sa për hamendësimin nëse të gjithë do shfaqen të veshur si një orë, na duhet vetëm të presim për të parë. Por diçka na thotë se njerëzit do kënaqen shumë këtë vit.

Më poshtë mund të shihni disa foto për të rikujtuar 'Met Gala-n' e këtij viti :


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë