Ngjarje

Mjeku me 3 gra, ish-myftiu i Tiranës: Nuk është rasti i parë i poligamisë, janë grup pseudoislam

Nga Gazeta ‘Si’- Skandali seksual i mjekut Dervish Hasi tronditi dje(18 janar) opinionin publik në Shqipëri. 42-vjeçari me profesion kardiokirurg, prej dy vitesh kryente marrëdhënie me një 16-vjeçare dhe tre gratë e tjera të tij, me të cilat ishte i martuar.

Pas arrestimit të mjekut 42-vjeçar, policia i ka sekuestruar edhe celularin, ku në të janë gjetur filmime me përmbajtje erotike të 3 bashkëjetueseve të Dervish Hasit, por edhe të vajzës 16-vjeçare.

Dyshohet se ai e merrte 16-vjeçaren tre deri katër herë në javë në banesën e tij dhe në momentin që kryenin marrëdhënie një nga gratë i filmonte dhe më pas i shpërndanin në chatin e përbashkët që kishin.

Ish-myftiu i Tiranës, Ylli Gurra tha në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews se ky nuk është as rasti i parë dhe as i fundit i poligamisë në Shqipëri.

“Ky nuk është rasti i parë, dhe kam frikë se nuk do të jetë rasti i fundit. Dëshiroj t'i bëj një apel Policisë së Shtetit dhe sidomos shërbimeve, para disa muajve kemi bërë një thirrje për disa grupacione që po veprojnë së fundi në Shqipëri dhe në Kosovë që janë shumë të hapur në raportet e martesave poligame.

Për fatin e keq janë derivat, janë pseudoislam, është një realitet i dhimbshëm dhe i frikshëm. Kanë operuar edhe në Itali”, tregoi ish-myftiu.

Ai tregoi se ka hoxhallarë në Shqipëri që kurorëzojnë martesa poligame në xhami.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë