Shendet

Mjekja Kuli: Komiteti i Ekspertëve nuk është marrë me vdekjet

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, mjekja pediatre Gjeorgjina Kuli-Lito ka deklaruar për mediat se  Komiteti Teknik i Ekspertëve asnjëherë nuk është marrë me shifrat e vdekjes nga COVID-19, si dhe asnjëherë nuk e ka diskutuar si çështje.

Kuli ka shpjeguar se Komiteti nuk është burim informacioni për fatalitetet teksa për këtë thekson se shifrat gjenden tek drejtoria e QSUT, Statistikave apo INSTAT.

"Si mjeke kliniciste, do vlerësoja punën e kolegëve të mi që padashje përballen edhe me këto ndodhi. Kam besim të plotë tek vlerësimi i kolegëve për shkakun e vdekjes. Shkaku i vdekjes përcaktohet tek kartela klinike. Ka diagnozën fillestare, të përkohshme dhe përfundimtare. Kjo bëhet edhe në konsultë. COVID-19 duke parë dhe nga OBSH kush është rast me covid-19 apo i dyshuar, nga janë propozuar dy nomenklatura të reja. ICD 9 apo ICD 10. Ka dy rubrika në të renë, është U 7 1, raste të konfirmuara COVID-19, dhe U 7 2, rastet e suspektuara.  Pra janë të diferencuara këto 2 raste. Që të thuash COVID-19, duhet tamponi pozitiv. Imazheria nuk është 100% COVID-19. Praktikisht me skaner mund të thuash kompatibël. Me të vërtetë do të ketë diskutime, debate. Por deri tani nuk e kemi diskutuar asnjëherë. Nuk ngatërrohem me politikën fare. Asnjë studim, ne përshtatemi me direktivat e OBSH,"është shprehur mjekja.
Mjekja Kuli shpjegon se askush nuk i dinte pasoja e Covid-19 në fillim. Ajo shprhet se gjithçka e pacientit është tek kartelat klinike në duart e mjekëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë