Shendet

Mjekët, si ushtarët e kthyer nga lufta. Të rrezikuar nga dëmtimi moral

Dihet që shumë ushtarë kur kthehen nga lufta vuajnë nga stresi post-traumatik, por shumë pak është vlerësuar dëmtimi moral që ata pësojnë. Ky dëmtim është një traumë e veshur me faj që po e mësojmë falë një studimi të fundit të kryer në SHBA.
Dëmtimi moral ndodh kur një person, kryen ose nuk arrin të parandalojë një fatkeqësi. Ekspertët e krahasojnë atë me trauma psikologjike që përfshijnë një përvojë ekstreme dhe të pashembullt të jetës. Hulumtimi mbi dëmtimet morale tregon sesi dëmtime të tilla mund të prekin njerëzit në të gjitha sferat e jetës, por veçanërisht këto kohë punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë të parët që janë përballur me shpërthimin e koronavirusit të ri. Në mes të raporteve për shërbimet e urgjencës së Nju Jorkut duke u mbingarkuar dhe shtetet që përpiqen të sigurojnë mjaft ventilatorë, të parët që përgjigjen dhe që vendosin se kush do të hyjë në ventilator janë punëtorët e kujdesit shëndetësor, diçka që një infermiere në SHBA e ka përshkruar si frikën e saj më të madhe. Tashmë mijëra po vdesin në kujdesin e tyre dhe stafi mjekësorë po përballet me skenarë që ndoshta nuk i kishin parashikuar kurrë.

Arthur Markman, një profesor në departamentin e psikologjisë në Universitetin e Teksasit në Austin, thotë se shumë pak nga stafi mjekësorë përballen me këtë përvojë, të cilët janë të detyruar të marrin vendime për jetën apo vdekjen e dikujt, për shkak të mungesës së pajisjeve dhe kjo gjë rrit shanset që ata të pësojnë lëndime morale si rezultat i punës së tyre.
“Një person është në gjendje të përjetojë dëmtimin moral sepse po i shkakton një dhimbje të madhe dikujt tjetër dhe dhimbjet shpirtërore nuk janë të lehta,” thotë Noel Lipana, një ushtar i cili ka qenë në Afganistan në vitin 2008 dhe e di se çdo të thotë dëmtim moral.
Një shkrim i kohëve të fundit nga ekspertët e dëmtimeve morale Rita Brock dhe HC Palmer tregon se lufta kundër koronavirusit është e ngjashme me ilaçin e fundit, që mund të kenë ushtarët në një fushë betejë. Mjekët çdo ditë janë në një mjedis me rrezik të lartë, po merren me një armik të padukshëm dhe po vuajnë lodhje ekstreme. Një person që vuan dëmtim moral, mund të përjetojë dëmtime të paqëndrueshme të sjelljes, dëmtime emocionale dhe psikologjike. Hulumtimet kanë identifikuar se si për shumë ushtarë krenaria për të veshur një herë uniformën e tyre, përplaset me një ndjenjë të kotësisë në lidhje që ata kanë arritur gjatë shërbimit të tyre. Kjo ndjenjë mund të nxisë më tej një krizë të ndërgjegjes duke çuar kështu në dëmtimin moral.
Studimi me ushtarët që shkuan në Afganistan tregon se rreth 11-20 për qind e tyre kanë vuajtur nga dëmtimi moral dhe ekspertët kanë theksuar se dëmtimi moral dhe stresi post traumatik shpesh herë kalohen pa u vënë re. Në studim thuhet se midis viteve 2005 dhe 2017, 78.875 ushtarë amerikanë u vetëvranë.

Ndërsa, punonjësit e kujdesit shëndetësor e dinë që po bëjnë gjënë e duhur duke ndihmuar njerëzit me Covid-19, ata ende mund të preken nga rezultatet që arrijnë.
Lipana shkoi në Afganistan si një major i Forcave Ajrore që vepronte si oficer i pajisjes eksplozive (IED) të njësitit të tij. Ai mbikëqyri dhe trajnoi trupat amerikane se si të zbulonin dhe çaktivizonin IED-të e mbjella nga kryengritësit. Dy ushtarë të ushtrisë që ai punoi së bashku vdiqën.
“Ata u vranë dhe detyra ime ishte t’i mbroja nga ajo gjë,” tha Lipana i cili gjithashtu ishte përfshirë në një operacion gjatë të cilët edhe katër fëmijë afganë ishin vrarë.
Faji është identifikuar si faktori vendimtar që dallon një dëmtim moral, ndërsa simptoma të tjera janë ankthi dhe dëshpërimi, izolimi shoqëror dhe mendimet që vijnë nga stresi post traumatik. Vetëdija e personelit shëndetësor se ata janë të përfshirë në një tjetër luftë si ajo e Lipanas, bën që ata të jenë edhe delikatë.
Periudha pas fazës akute të epidemisë së koronavirusit ka të ngjarë të jetë e vështirë për profesionistët e kujdesit shëndetësor, për sa i përket ndikimit psikologjik.
“Nëse pjesa tjetër e shoqërisë do të thotë faleminderit dhe do të ecë përpara për t’u rikthyer në jetën normale duke menduar për ekonominë, mjekët dhe infermierët do ta mbajnë mend gjatë këtë periudhë,” shprehet Brock.
Ndërkohë, ekspertët thonë se dëmtimet morale janë të pashmangshme dhe duhen kaluar. Ata shprehen se një rol të rëndësishëm në këtë pjesë ka e gjithë shoqëria sepse duhet t’i inkurajojnë gjithmonë për punën e tyre.

Më Shumë